Lista Serbe ankohet në PZAP pasi rezultatit zgjedhor nuk iu njohë nga KQZ-ja
Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesi i partisë, Igor Simiq.
"Presim që PZAP-ja ta shfuqizojë vendimin e turpshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin", deklaroi Simiq. Ai e cilësoi vendimin si "të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues", duke shtuar se KQZ-ja ka mohuar "42.759 vota të serbëve".
Misioni i OSBE-së në Kosovë shprehu shqetësimin për zhvillimet, duke theksuar nevojën për "përputhje të plotë dhe respektim të standardeve ndërkombëtare zgjedhore".
Pas rinumërimit të votave, KQZ-ja miratoi listat e të gjitha partive përveç Listës Serbe. Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 57 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 6.