Lista Guxo zgjodhi dy kryetarë, Cakolli nga KDI-ja thotë se kjo është paligjshme - NACIONALE

Lista Guxo zgjodhi dy kryetarë, Cakolli nga KDI-ja thotë se kjo është paligjshme

3 javë më parë

nga NACIONALE

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli ka komentuar zgjedhjen e dy kryetarëve të subjektit Lista Guxo, e cila në punimet e partisë, zgjodhi për kryetar subjekti, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

Cakolli thotë se legjislacioni zgjedhor nuk e njeh bashkë-kryesimin e një subjekti politik.

"GUXO" e paska filluar zyrtarisht aktivitetin partiak/politik me shkelje të legjislacionit gjatë zgjedhjes së strukturave udhëheqëse të saj. Sado që mund të duket zgjidhje kreative, legjislacioni zgjedhor në Kosovë nuk e njeh mundësinë e "bashkë-kryesimit" të partive. Ligji për Zgjedhjet dhe Rregulla Zgjedhore 01/2013 përcaktojnë qartazi që partitë politike kanë 'kryetar', e jo 'kryetarË', ka shkruar Cakolli në profilin e tij në Facebook.

Cakolli thotë se partitë politike duhet t’i përcaktojnë procedurat për zgjedhjen e vetëm një kryetari.

Ndryshe, nuk do të mund të zbatohen obligimet për funksionim të rregullt që ka partia politike, respektivisht kryetari/ja e saj - si instancë kryesore për, minimalisht, nënshkrimin e dokumenteve zyrtare dhe përgjegjësisë ligjore. Prandaj, Zyra do të duhej t'i propozonte KQZ-së mosnjohjen e këtij Kuvendi dhe vendimmarrjes së partisë "Guxo" lidhur me këtë çështje, si dhe t'a obligojë atë që t'a harmonizojë statutin e partisë me kornizën ligjore’, thotë Cakolli.

Lajme të ngjashme