Lirohet ish-deputeti Agusholli që u ndalua nga Serbia, njofton MPJD-ja - NACIONALE

Lirohet ish-deputeti Agusholli që u ndalua nga Serbia, njofton MPJD-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, është liruar pas ndalimin në Merdare nga autoritetet shtetërore serbe.

Postimi i MPJD-së:

Njoftim për lirimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni.

MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme