Lipjan: Një person ia shpërndan fotografitë dhe videon e paautorizuar një femre - NACIONALE

Lipjan: Një person ia shpërndan fotografitë dhe videon e paautorizuar një femre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një një rast të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar të një femre nga një person i dyshuar.

Sipas raportit të policisë, një person i dyshuar, përmes internetit, ka shpërndarë fotografi dhe video të një femre.

“Lipjan 18.10.2022 – 13:46. Fotografim dhe incizim të paautorizuar. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit ka shpërndarë disa foto dhe video të viktimës”, thuhet në raport.

Raporti gjithashtu thotë se rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.

Lajme të ngjashme