Lipjan: Djali e gjen babanë të vdekur në tavanin e shtëpisë - NACIONALE

Lipjan: Djali e gjen babanë të vdekur në tavanin e shtëpisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Lipjan djali ka raportuar në Policinë e Kosovës se e ka gjetur të vdekur babain në tavanin e shtëpisë.

Policia ka bërë të ditur se ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Njoftimi:

“Lipjan 17.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme