Linçimi ndaj gazetarëve, Bylykbashi: Tri skandale për policinë i kam publiku vjet, dhe më etiketuan ‘argate të Serbisë’ - NACIONALE

Linçimi ndaj gazetarëve, Bylykbashi: Tri skandale për policinë i kam publiku vjet, dhe më etiketuan ‘argate të Serbisë’

1 vit më parë

nga NACIONALE

‘Argate e Serbisë’ ishte sulmi që iu bë dhe tiketa që iu pagëzuan – tregoi gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, e cila mbulon kaherë çështje të sigurisë dhe veriut të vendit.

Bylykbashi në një emision të “Betimi për Drejtësi” duke folur për linçimin dhe gjuhën e ushqyer nga pushteti ndaj gazetarëve tregoi se si gjatë vitit të kaluar ka arritur të çesë në dritë plot tre skandale në Policinë e Kosovës: dhe rrjedhimisht edhe sulmet ndaj saj.

Ne që ndjekim çështje të sigurisë, sidomos policinë, jemi më të etiketuar – sepse Policia është institucion krenarie për popullinb – Ka ndodh që ndodh në vitin 2024 i kam publiku deri në tri skandale të policisë dhe ka qenë njëfarë etiketimi ndaj meje që unë ‘argate e Serbisë’ dhe po punoj kundër institucionit më krenar të shtetit”, tha ajo.

“Kjo është gabimi, dhe kjo është kriju pikërisht prej pushtetit – s’ka rrugë tjetër prej nga ka ardh kjo përshtypje”, tha ajo

Lajme të ngjashme