Limani për situatën në RTK: Tash janë të gjithë në një m*t, pres të këndellet edhe kolegu i fundit idiot - NACIONALE

Limani për situatën në RTK: Tash janë të gjithë në një m*t, pres të këndellet edhe kolegu i fundit idiot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mufail Limani, ka shkruar për situatën në RTK (por pa e përmendur pushtetin) që nuk e kanë me RTK-në, por me gjithë shtetin dhe me gjithë Kosovën.

“Nuk e kishin e nuk e kane me Rtk. E kane njejte me gjithe shtetin. Me Kosoven si te tille. Me demokracine liberale pluraliste. Madje me gjithe popullin ne thelb. Por edhe me secilin prej nesh”, shkruan Limani.

Ai thotë se edhe në RTK, kishte që besonin në ‘revolucion’ e ‘përmbysje’.

Limani vazhdon tutje:

“Edhe brenda Rtk, kishte plot qe besonin ne “revolucion” e “permbysje”, duke ndertuar pritje te budallme mesianike.

Per jashte Rtk s’po flas.

Atje paraqitja bazike e “paleve”, qe nga Vlan, eshte zhdukur si koncept e praktike.

E tash?

Tash jane te gjithe ne nje mut.

Bashke!

Si ne Bllace.

Mire qe jane te paturp sepse u ka thene dikush qe turpi eshte nje konstrukt social i regjimeve te vjetra dekadente.

Per vete kam durim deri te kendellet edhe kolegu i fundit idiot, edhe pse sigurisht te njejtit do te bejne idiotesira te tjera.

C’est la vie!”- shkruan ai.

Lajme të ngjashme