Limaj reagon pas vdekjes së luftëtarit Shala: Na lidhi vendlindja dhe rinia, ndërsa na bashkoi lufta - NACIONALE

Limaj reagon pas vdekjes së luftëtarit Shala: Na lidhi vendlindja dhe rinia, ndërsa na bashkoi lufta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas vdekjes së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala – Ftyra.

Limaj, përmes një postimi, ka thënë se me bashkëluftëtarin Shala i ka lidhur vendlindja dhe rinia, ndërsa i ka bashkuar lufta për liri.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – Ftyra! Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë.” - ka thënë ai.

Ai më tej ka thënë se Shala ka mbrojtur me dinjitet çdo vlerë për të cilën kanë luftuar.

Naseri ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm. E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet çdo vlerë për të cilën luftuam. Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës. Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit tënd të përjetshëm, Komandant Ftyra! Miku im, prehu në paqen e përjetësisë, në dheun e lirë të Kosovës që e deshe dhe e mbrojte me jetën tënde!” - ka shkruar Limaj.

Lajme të ngjashme