Limaj: Qeveria flet për projekte, një urë nuk kanë mundur me bë në Badoc, tre të rinj kanë vdekur këto ditë - NACIONALE

Limaj: Qeveria flet për projekte, një urë nuk kanë mundur me bë në Badoc, tre të rinj kanë vdekur këto ditë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Pressing” në “T7”, ka folur në lidhje me “paaftsinë” e kësaj qeverie për të përfunduar projekte, e për të kryer punë.

Limaj ka përmendur se sin ë këtë qeverisje nuk është arritur të ndërtohet as ura e Badovcit, aty ku humbën jetën tre të rinj.

Nëpër gjitha studiot, zëdhënësit e VV-së, ata që duan me shpif e nuk i gëzohen suksesit të këtij vendi. Ata që 20 vjet kanë thënë u shkatërru shteti, që është slogan ruso-serb, sepse vetëm Serbia e Rusia thonë. Ky vend që nuk ka qenë hiç, që është maru e u bë shtet”.

“2008 kur unë e kam marrë ministrinë, 12 milionë euro i kam dhënë prej buxhetit minsitrisë me i dhënë rrogat dhe operimin e aeroportit. Kur është bërë marrëveshja e është marrë më koncesion, aktualisht deri sot buxhetit i kanë shku 181 milionë euro i kanë shku buxhet nga operatori. 100 milionë ka qenë investimi direkt i ndërtesës. Këta kanë thënë e kanë shit, pas 8 vjete aeroporti i kthehet Kosovës”.

“Këta që flasin për projekte, një urë nuk kanë mundur me bë në Badovc. Tre të rinj kanë vdekur këto ditë”- ka thënë Limaj.

Lajme të ngjashme