Limaj: Kosova sot qeveriset prej mohuesve të lirisë e pavarësisë së Kosovës - NACIONALE

Limaj: Kosova sot qeveriset prej mohuesve të lirisë e pavarësisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nisma Socialdemokrate është duke e mbajtur konventën politike të saj, me titull “Veprat flasin”. Kryetari i partisë joparlamentare, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se sot Kosova ballafaqohet me një situatë të çuditshme.

Kosova sot ballafaqohet me një situatë të çuditshme, në drejtimin e saj janë njerëzit që flasin e mashtrojnë, njerëzit që premtimet e tyre të cilat i kanë dhënë dikur i kanë kthy në mashtrime të mëdha, pritjet e qytetarëve në zhgënjim dhe e kanë fut në një rrugë pa krye, pa prapakthim.”, tha Limaj.

Tutje, ish-deputeti e ministri Limaj vlerësoi se Kosova udhëhiqet nga njerëz që e kanë mohuar lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Sot në krye të shtetit janë mohuesit e shtetit të Kosovës. Ata që kanë punuar në vazhdimësi kundër kësaj që e kemi. Prandaj edhe nuk është çudi kur e dëgjon të thonë se këta e kanë shkatërru që 20 vjet...Vjen nga goja e atyre që në momentet më të vështira, ata kanë qëndruar në anën e kundër të historisë, ata e kanë mohuar lirinë e Kosovës, ata e kanë mohuar krijimin e shtetit të Kosovës.”, shtoi tutje z.Limaj.

Lajme të ngjashme