Ligjvënësit e BE-së deklarojnë se Hungaria nuk është më demokraci - NACIONALE

Ligjvënësit e BE-së deklarojnë se Hungaria nuk është më demokraci

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë deklaruar të enjten se Hungaria është bërë "një regjim hibrid i autokracisë zgjedhore" nën udhëheqjen e qeverisë së saj nacionaliste dhe se minimi i vlerave demokratike të bllokut e kishte nxjerrë Hungarinë nga komuniteti i demokracive.

Në një rezolutë që kaloi me 433 kundër 123 dhe 28 abstenime, parlamentarët ngritën shqetësime për sistemet kushtetuese dhe zgjedhore të Hungarisë, pavarësinë e gjyqësorit, korrupsionin e mundshëm, parregullsitë e prokurimit publik, të drejtat e LGBTQ+, si dhe liritë e medias, akademike dhe fetare.

Ligjvënësit thanë se Hungaria – të cilën kryeministri i saj populist Viktor Orban e karakterizon si një “demokraci joliberale” – ka lënë pas shumë nga vlerat demokratike të bllokut. Pjesërisht, ata fajësuan edhe 26 vendet e tjera anëtare të BE-së për mbylljen e syve ndaj abuzimeve të mundshme gjatë 12 viteve të Orbanit në detyrë.

Lajme të ngjashme