Ligji për të huajt, ish-ministri i Brendshëm: Rrezik të futen në Kosovë njerëz të infiltruar e me të kaluar kriminale - NACIONALE

Ligji për të huajt, ish-ministri i Brendshëm: Rrezik të futen në Kosovë njerëz të infiltruar e me të kaluar kriminale

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt bashkë me lehtësirat e dedikuara për shtetasit e Serbisë ka nisur prej tre ditësh.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me zbatimin e Ligjit për të huaj në mesat shtesë.

Ai ka dhënë dy shqetësime me të cilat, sipas tij, institucionet e Kosovës do të përballen.

Në një intervistë për Interaktiv, Gashi ka thënë se përpos që vendimi paraqet shkelje kushtetuese, ai paraqet edhe rrezik.

“Nuk është shumë kontestuese e atyre që janë shtetas të Serbisë dhe kanë dokumentacion valid të Serbisë, sa është kontestuese serbët rezidentë në Kosovë dhe atyre iu dha mundësia të paraqesin dokumentacionin dhe të regjistrohen në regjistrin civil të Kosovës. Këtu lindin dy shqetësime me të cilat do të përballet MPB-ja sepse përpos që është vendim politik dhe ka derivim të drejtpërdrejt në shkelje kushtetuese të nenit 1, 3 dhe 7, por paraqet edhe rrezik se aty mund të regjistrohen njerëz pa mundësi evidentimi të kaluarës së tij. Këto dokumente që aktualisht i disponojnë minoriteti serb në Kosovë janë dokumente të lëshuara nga strukturat paralele”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme