Ligji i ri i KPM-së, Kajtazi: Edhe ndonjë ditë, Kurtit kanë me ia pasë lakmi Putini e Lukashenko - NACIONALE

Ligji i ri i KPM-së, Kajtazi: Edhe ndonjë ditë, Kurtit kanë me ia pasë lakmi Putini e Lukashenko

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj Ligjit të ri për KPM-në, i cili synon kontrollin e mediave online.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për këtë qasje ndaj mediave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se edhe ndonjë ditë kryeministrit Kurti kanë me ia pasë lakmi presidenti i Rusisë dhe ai i Bjellorusisë.

“Edhe naj dite, Putini e Lukashenko kane me ia pase lakmi Albin Kurtit. Qysh licence per video qe publikohen ne Facebook e Youtube? Kapne more mytnu me gjithe ligj e KPM o te mjere. O diktatorca te padijshëm”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme