Liburn Aliu tregon një projekt që parashihet programi i masave për mbrojtje nga vërshimet
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar pas vërshimeve në qytetin e Pejës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga vërshimet e mbrëmshme që morën jetën e dy qytetarëve tanë. Si Qeveri, jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe po vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë akterët që të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të gjithë. Shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më. Në këto ditë të vështira, bashkëndjejmë me familjarët dhe të gjithë miqtë e tyre, dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit e tjerë.” – ka shkruar ministri Aliu.
Ai tutje ka thënë se kanë filluar projektin që implementohet nga WBIF “Hartat e Rrezikshmerië dhe Rrezikut nga Vërshimet”.
Ai tutje ka njoftuar se gjatë këtij vitit parashihet aplikimi i projektit “Hartimi i Planit të Menaxhimit të Vërshimeve dhe Thatësirave”.
“Më 26 qershor 2022, kemi filluar projektin që implementohet nga WBIF “Hartat e Rrezikshmerië dhe Rrezikut nga Vërshimet”, për të gjitha pellgjet lumore në Kosovë, që njëherit pritet që përfundimisht të realizohet në shkurt të vitit 2024. Ndërsa gjatë këtij viti do të aplikojmë projektin “Hartimi i Planit të Menaxhimit të Vërshimeve dhe Thatësirave”. – ka thënë ai ndër të tjera.
Duke shtuar se më këtë plan parashihet programi i masave për mbrojtje nga vërshimet.
“Në këtë plan parashihet programi i masave për mbrojtje nga vërshimet. Hartimi i këtyre dokumenteve është një hap i rëndësishëm që për përfitimin e donacioneve nga Fondi i Solidaritetit nga Komisioni Evropian. Për më shumë, është paraparë që për buxhetin e vitit 2024, të bëhet mirëmbajtja dhe pastrimi i lumenjeve në tërë Kosoven. 2024-2026, është propozuar që të bëhet rehabilitimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë, gjithnjë duke u bazuar në projektin e Hartave të Rrezikshmërisë dhe Rrezikut për të gjitha pellgjet lumore në Kosovë.” – ka shkruar ai.
