"Kryetari sot duhet me dhanë dorëheqje”- qytetari në Pejë i revoltuar kërkon përgjegjësi nga Muhaxheri - NACIONALE

"Kryetari sot duhet me dhanë dorëheqje”- qytetari në Pejë i revoltuar kërkon përgjegjësi nga Muhaxheri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qyteti i Pejës mbrëmë është vërshuar nga të reshurat e dendura të shiut, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Disa qytetarë kanë rrëfyer për Gazetën Nacionale dëmet që i janë shkaktuar nga vërshimet.

Një qytetarë nga Peja ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit, Gazmend Muhaxheri, duke thënë se i ter faji është i pushtetit lokal, sipas tij që 24 vite nuk kanë marrë asnjë iniciativë për me bo zgjidhje.

Nuk është hera parë që kanë problem me këtë lumin që ndodhët këtu, kanalin. Për këtë kanal i ka fajet pushteti komunal. Se kanë mundur që të bëjnë këtë zgjidhje, që 24 vjet nuk e marrin iniciativën për me bo zgjidhjen. Për këtë kanal një katunar i thjesht, një njeri pashkollë mundet me bo zgjidhjen e tij, sepse nuk është një kosto që kushton. Mirëpo kryetari i komunës së Pejës e dërgon investimin e qytetarëve të Pejës në rrethin, në Rugovë me asfalt dhe nuk merret më këtë këtu. Po nëse kryetari ish kon në rregull sot ish duft me jap dorëheqje. Dy vet ju kanë mbytë.” – është shprehur një qytetar.

Nga ana tjetër, kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë për Nacionalen se reshjet që kanë rënë mbrëmë brenda gjysmë orë janë më shumë se që bien brenda muajit.

Është tragjedi për familjen dhe qytetin, përndryshe sasia e shiut që ka rënë është e jashtëzakonshme, brenda gjysmë orë ka rënë shi më shumë se që bie brenda muajit apo vitit.” – ka thënë Muhaxheri.

I pyetur për rregullimin e rrugëve pas ankesave të qytetarëve, kreu i Pejës kanë thënë se janë duke punuar.

Jemi duke bërë zonjë. Kanë vdekur dy persona për të tjerat gjendet zgjidhja. Për këto dy jetë që kanë vdekur nuk ka zgjidhje.”, ka thënë ai, ku më pas është pyetur nga gazetarja se qytetarët janë shprehur se për shkak të rrugës ka ardhur e ter kjo gjendje.

Muhaxher është shprehur se në vendin ku ka ndodhur tragjedia, rruga ishte e rregulluar, dhe i njëjti i ka thënë gazetares, “pse bën kësi pyetje”.

Po jo bre, a shkove ti a e pave ku ka ndodhë tragjedia, ku kanë vdekur ata, a është rruga e prishur aty. Pse bon kësi pyetje. Po çka thojnë qytetarët, ti je për të transmetuar një të vërtet. Tragjedia ka ndodhur si rezultat i fuqisë madhore, ka rënë shi brenda një ore më shumë sesa bjen brenda një muaji apo brenda gjashtë muajve.”- ka thënë Muhaxheri për Nacionalen.

Lajme të ngjashme