Liburn Aliu nënshkruan: Dy ura të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë - NACIONALE

Liburn Aliu nënshkruan: Dy ura të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Infrastrukturës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me dy komunat e Mitrovicës, asaj të Veriut dhe Jugut, me ç’rast njoftoi se do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Ibër – lum ky i cili ndan dy komunat.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, tha Aliu.

Lajme të ngjashme