Liberalizimi i vizave, këta janë hapat që do ta finalizojnë procesin - NACIONALE

Liberalizimi i vizave, këta janë hapat që do ta finalizojnë procesin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në takimin që kanë mbajtur sot, ata kanë mandatuar Këshillin e BE-së që t`i nisë negociatat me Parlamentin Evropian për këtë çështje.

Drejtori i institut Epik, Demush Shasha, ka treguar për gazetën Nacionale se cilat janë hapat që tani duhet t`i ndjekin institucionet e BE-së.

Sipas tij, për të ndryshuar rregullorja, e cila përcakton se cilat shtete duhet të lëvizin lirshëm, ajo duhet kaloi nëpër një proces joformal negocimi (trialogu) në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Në mënyrë që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave, ligjërisht duhet ndryshuar ish-rregullorja 539/2001 apo sot rregullorja 2018/1806 e BE-së, e cila përcakton se cilat shtete mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Për të ndryshuar rregullorja, ajo duhet kaluar nëpër një proces joformal negocimi (trialogu) në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Pas përfundimit të procesit joformal, rregullorja duhet miratuar formalisht në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe mbledhjen e rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Shasha, në një intervistë për gazetën Nacionale, e cila është realizuar kohë më parë.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Ky proces është shtyrë për shkak të rezerva që kanë pasur disa vende anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme