"Let's Do It" organizon aksionin "Ta Pastrojmë Prishtinën" në afërsi të Stadiumit "Fadil Vokrri" - NACIONALE

"Let's Do It" organizon aksionin "Ta Pastrojmë Prishtinën" në afërsi të Stadiumit "Fadil Vokrri"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata "Let's Do It-Ta Pastrojmë Kosovën", në bashkëpunim me KRM "Pastrimi", JubPol Kosova dhe Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët "Qamil Batalli" në Prishtinë, po organizon aksionin "Ta Pastrojmë Prishtinën" me rastin e Ditës së Tokës me datë 22 Prill.

Ky aksion ka për qëllim pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në afërsi të Stadiumit "Fadil Vokrri" dhe hapësirave përreth rrugës Tirana dhe Selami Plakolli.

"Qëllimi kryesor i këtij aksioni është të sensibilizojmë komunitetin rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit tonë, si dhe të ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante për një angazhim më të madh dhe të përhershëm për permiresimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Ka nevojë urgjente për një veprim të qëndrueshëm dhe të koordinuar për të adresuar sfidat mjedisore që përballon vendi ynë", thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të ngjashme