Lëshuan seancën e Kuvendit - Gashi i LDK-së poston një video ku shpjegon arsyen - NACIONALE

Lëshuan seancën e Kuvendit - Gashi i LDK-së poston një video ku shpjegon arsyen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi përmes një videoje të postuar në Facebook ka dhënë shpjegime për largimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Gashi në një video që është postuar nga seanca e sotme e Kuvendit pohon se “ka më shumë se 4 orë që kemi kuorum për vendim dhe Kuvendi nuk po voton”.

“E palogjikshme, jodemokratike e paarsyeshme. Në momentin që kuvendi i ka 61 deputetë, është detyrë e kryetarit të parlamentit të fillojë seancën dhe kuvendi të vendosë me votë të lirë.” – tha Gashi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

“Largimi nga salla, pse? Shih videon…”, shkroi Gashi.

Lajme të ngjashme