Lëndohet një person pas një përleshjeje në Ferizaj, arretohen dy persona
Një përleshje fizike në Ferizaj ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe një tjetër të plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka konfirmuar se ngjarja ndodhi në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes disa individëve.
Lidhur me rastin, policia ka ndaluar dy persona dhe sekuestruar një armë zjarri në vendngjarje. Ndërkohë, i lënduari u transportua në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.
“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, tha Veseli.