Lëndohet një minator në Leposaviq - NACIONALE

Lëndohet një minator në Leposaviq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një punëtor në minierë në Leposaviq është lënduar.

Policia e Kosovës njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Ndërsa rasti po hetohet.

“Bjelloberdo, Leposaviq 11.04.2024-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental. Rasti është duke u hetuar” – njoftohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme