Lëndohen tre persona në një aksident në Pejë
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Jabllanicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.