Lëndohen katër persona nga një aksident zinxhiror mes gjashtë veturave
Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në segmentin Bresje – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë gjashtë vetura.
Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Klan Kosovën se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15 dhe se autoritetet janë duke u marrë me procedurat përkatëse lidhur me rastin.
“Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftim.