Lënda e re e Srpska-s në kushtetuese, Haxhiu: Do të votohet qeveria, kuvendi është konstituuar
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes tha se "Kuvendi i Kosovës është konstituuar" me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si Nënkryetar serb i Kuvendit të Kosovës, dhe se kjo është punë e kryer.
Kështu tha ajo pyetur për ankiminin e ri të Listës Serbe në Gjykatë Kushtetuese, lëndë e cila ende nuk dihet nëse është pranuar ose jo.
Haxhiu tha se "pritet votimi i qeverisë së re" afati i të cilët përfundon më 26 tetor.
"Kuvendi është konstituuar; kjo është e rëndësishme. Presim votimin e qeverisë", tha ajo, siç e citoi Ekonomia Online.