Lekaj i AAK-së: Qeveria s'e ka në fokus qytetarin
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, sot në seancën e Kuvendit ka thënë se si grup parlamentat do të votojnë për projektligjin e sigurisë së produkteve.
Ai në këtë senacë u shpreh se ky ligj është në favor të qytetarëve dhe do të duhej që të votohej edhe më herët.
Lekaj ka thënë se nëse shikohen statistikat e importit, Serbia e zë vëndin e 6-të në Kosovë, ndërkohë që siç thotë ai, kjo qeveri ka dalur me thirrje për bojkotim të produkteve serbe.
“Kur jemi tek siguriar e produkteve, nëse kthehemi nga importi dhe e shikojmë, Serbia e zë vëndin e 6-të importit në Kosovë. Dhe kjo nënkupton që nga kjo qeveri ka dalë me thirrje që të mos përdorën produktet serbe në Kosovë, dhe kjo qeveri ka qenë e zhurmshme se ne kemi import më shumë nga Shqipëria sesa nga Serbia. Dhe kur jemi tek investimet strategjike mëndoj që për dy vite me radhë, lë të më tregoj ministrja se cilin investim strategjik e kemi pas në Kosovë. Prandaj mund të them se ligji në fjal është i mirseardhur por i vonuar. Kjo qeveri nuk e ka në fokus interesin e qytetarëve sepse sikur ta kishte ky ligj do të ishte votuar nga ky kuvend. AAK-ja do të votojë këtë ligj sepse mëndojmë se shkon në favor të qytetarëve dhe ka impakt pozitiv në treg”, ka thënë Lekaj në Kuvend.
Sipas Lekës, mosvotimi deri më tani i këtij projektligji, bën të kuptohet se sa efektive është kjo qeveri.
“Kjo më bën të kuptoj se sa efektive është kjo qeveri, kur këtë ligj e kemi pas me 14 tetor 2022 dhe ajo që mund të them nëse ka qenë interesi i qytetarëve ju i keni numrat, dhe po në këtë parlament i keni kthyer edhe deputetët nga udhëtimi për të votuar ligje që kanë qënë në favor të qeverisë, dhe sot pas 3 muaj ose 4 debatojmë për një ligj të rëndësishëm që shkon në favor të qytetarëve”, ka thënë Lekaj.
