Kuvendi nderon me një minutë heshtje Edi Shukriun - NACIONALE

Kuvendi nderon me një minutë heshtje Edi Shukriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka nderuar me një minutë heshtje akademiken Edi Shukriu, e cila ka vdekur dje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar lartë kontributin e akademikes.

Ai ka thënë se Shukriu ka qenë një intelektuale, akademike, arkeologe e shquar e Kosovës.

Edi Shukriu ka qenë një intelektuale, akademike, arkeologe e shquar e popullit tonë, po ashtu shkrimtare, profesoreshë, por edhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në legjislaturën e parë. Ne në emër të kuvendit i shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme