“Legalizim dhe bekim faktit i pushtetit të Serbisë në Kosovë”: Kasolli komenton Statutin e Asociacionit të publikuar dje
Rreth Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe që u publikua dhe nga ish-Drejtori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar edhe filozofi Afrim Kasolli, i cili e vlerëson për “legalizim dhe bekim faktit të pushtetit të Serbisë në Kosovë”.
Reagimi i Kasollit:y
Mbetet të shihet a është ky draft-statuti i Asociacionit. Deri më tani Qeveria e Kosovës ka heshtur. Por nëse është ky, atherë çdo gjë është e bërë e qartë edhe sa i përket konceptit te njohjes de facto. Ajo qenka legalizim dhe bekim faktik i pushtetit të Serbisë në Kosovë. Asgjë më shumë. Kurse marrëveshjet e trumbetuara më të madhe sikur se ajo e Brukselit dhe Ohrit që e parashohin zbatimin e vet menaxhimit për komunitetin serb, e pasken vetem rolin e paravanit për të njohur ndërkombëtarisht Asociacionin.