LDK: Zgjedhja e Presidentit kërkon marrëveshje politike, përgjegjësia i takon partisë së parë - NACIONALE

LDK: Zgjedhja e Presidentit kërkon marrëveshje politike, përgjegjësia i takon partisë së parë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka diskutuar zhvillimet e fundit politike, me fokus aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin vlerëson se ka rikthyer qartësinë juridike dhe procesin në kornizën kushtetuese.

LDK ka riafirmuar qëndrimin për respektimin e rendit kushtetues, funksionimin normal të institucioneve dhe ruajtjen e balancës demokratike, duke theksuar se veprimet politike duhet të udhëhiqen nga përgjegjësia shtetërore.

Sipas kësaj partie, zgjedhja e Presidentit mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje të mirëfilltë politike, ndërsa përgjegjësia për sigurimin e saj i takon partisë së parë. Në të kundërtën, LDK paralajmëron se dështimi mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, ku thotë se do të garojë e bashkuar dhe me vizion të qartë.

Lajme të ngjashme