LDK: Qeveria po luan rolin e spektatorit
Lidhja Demokratike, ka parashtruar disa pyetje për Qeverinë lidhur me disa tema në vend, siç është ajo e krizëz energjetike dhe rritjes së çmimeve.
Deputeti Besian Mustafa në një konferencë, kërkoi që të informohet se si do të reagojë qeveria nësë veç thellohet kriza.
“Tani që dimri po afron shpejtë i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve, a do të ketë mjaftueshëm energji në dimër apo do ketë reduktime, a do shtrenjtohet çmimi i energjisë për qytetarët dhe prodhuesit vendorë dhe nëse po, sa. Në rast të papërballueshmërisë çka do bëjë qeveria për qytetarin dhe sa familje kosovare rrezikohen të bien në varfëri nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale”, ka thënë Mustafa.
Tutje Mustafa ka thënë se kriza energjetike ishte paralajmëruar nga LDK një vit më parë, por se Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe i ka injoruar.
“Në këtë krizë të madhe dhe më e varfër është përgjigja e qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetarin. Derisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit, me çmimet të rritura të produkteve bazike, pushteti ka zgjedhur ta luajë rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit 2021 kur kryetari i LDK-së, Abdixhiku, paralajmëroi krizën e energjisë dhe përgjigja e parë e pushtetit ishte padëgjueshmëria dhe përgjigja e dytë ishte se kur nuk ka krizë, nuk kemi si të merremi me krizë. Kur arriti kriza pushteti insistoi se nuk do ketë reduktime të energjisë dhe shtrenjtim të faturave. Nuk vonoi shumë dhe ndodhi ajo që ne patëm paralajmëruar, përveç reduktimeve, u shtrenjtua edhe fatura”, ka shtuar thënë ai.