LDK në Prizren akuzon komunën për shkelje të ligjit, dorëzon në prokurori tri kallëzime penale - NACIONALE

LDK në Prizren akuzon komunën për shkelje të ligjit, dorëzon në prokurori tri kallëzime penale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Prizren ka dorëzuar në prokurori tre kallëzime penale kundër Komunës se Prizrenit.

Kjo parti dyshon se disa drejtorë të komunës kanë bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të autoriteteve komunale të Komunës së Prizrenit.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Dega e LDK-së, në konferencën e mbajtur javën e kaluar, sot janë denoncuar edhe zyrtarisht në Prokurorinë Themelore në Prizren, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Adem Morina, Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Bërbuqe Krasniqi-Berisha, për veprën penale “Ndërtim pa leje”. Në një situatë ku komuna e Prizrenit, si një entitet publik, kryen ndërtime pa leje në prona publike është shqetësuese dhe shkelje e rëndë e ligjit. Kjo sjellje jo vetëm që çon në një mungesë të respektimit të rregullave themelore të ndërtimit, por gjithashtu shkel të drejtat dhe interesat e përgjithshme të qytetarëve. Kur një institucion publik si komuna e Prizrenit, që detyrohet me ligj të jetë shembulli i zbatimit dhe respektimit të ligjshmërisë, vetë kryen ndërtime pa leje në prona publike, kjo bëhet jo vetëm skandaloze dhe shkelje e ligjit por edhe kritike për besueshmërinë dhe integritetin e institucionit”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Më tej tregohet për shkeljet e pretenduara të drejtorëve.

1. Drejtoria e Shëndetësisë, Ndërtimi i aneksit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Reqan. Mbikëqyëse e projektit si person përgjegjës-zyrtar është : Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë zj.Bërbuqe Krasniqi-Berisha. 2. Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, Ndërtimi i aneksit në SHFMU “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë, Mbikëqyrëse e projektit si person përgjegjës-zyrtar është: Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës zj. Luljeta Veselaj Gutaj. 3. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ndërtimi i “Qendrës së Rinisë” në fshatin Romajë. Mbikëqyrës i projektit si person përgjegjës-zyrtar është: Drejtori i Drejtorisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit z. Adem Morina”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme