LDK në Gjilan i reagon komunës: Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan i ka reaguar pushtetit të kësaj komune, duke iu thënë se diskriminimin ndaj qytetarëve e kanë bërë kulturë e pushtetit.
LDK dega në Gjilan, kanë mbajtur mbledhjen e Kryesisisë të udhëhequr nga kryetari i kësaj dege, Lutfi Haziri.
Haziri është shprehur se qeverisja në Gjilan po vazhdon të indentifikohet si qeverisje e lloçit.
“Mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.” - ka shkruar Haziri në Facebook.