LDK mbledh kryesinë e kryetarët e degëve - NACIONALE

LDK mbledh kryesinë e kryetarët e degëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve.

Në një komunikatë për media, LDK ka bërë të ditur se është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe qëndrimet e kësaj partie.

“Në mbledhjet e mbajtura sot, atë të Kryesisë së LDK-së dhe me kryetarë të degëve është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe qëndrimet konsistente të LDK-së karshi këtyre zhvillimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, LDK thekson se mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit me aleatët, si ShBA-ja dhe BE-ja.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit të vazhdueshëm me aleatët tanë ShBA-të dhe BE-në; ndërsa mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese”, është thënë në fund të komunikatës.

Ndërkaq, në lidhje me marrëveshjen e arritur për targat, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, më herët tha se e vlerëson.

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe më mbështetjen e ShBA-ve.

Siç edhe kemi theksuar në vazhdimësi, rruga e vetme që garanton suksesin e Kosovës është bashkërendimi i ngushtë dhe i përhershëm me partnerët strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, shkroi i pari i LDK-së.

Por, ai e kritikoi Qeverinë Kurti për krejt dramën e shkaktuar me targat, duke theksuar se një gjë e tillë tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit.

LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore. Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit.”, tha tutje Abdixhiku.

Lajme të ngjashme