LDK lëshon komunikatë për media rreth kallëzimit penal ndaj ambasadorit Berishaj - NACIONALE

LDK lëshon komunikatë për media rreth kallëzimit penal ndaj ambasadorit Berishaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rastit të ngritjes së kallëzimit penal ndaj ambasadorit të Martin Berishaj.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kërkuar dorëheqjen e Berishajt.

“Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj domosdoshmëri Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshierja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit”, ka thënë ajo.

Për rastin Berishaj, Nacionale ka raportuar në vazhdimësi.

Kallëzimi penal ndërlidhet me mosdeklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellës me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjellë në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së për gazetën Nacionale.

Lajme të ngjashme