“LDK-ja u rebelu diçka”: Konjufca ironizon me Abelard Tahirin dhe LDK-në pas mbledhjes së kryesisë - NACIONALE

“LDK-ja u rebelu diçka”: Konjufca ironizon me Abelard Tahirin dhe LDK-në pas mbledhjes së kryesisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ironizuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Duke folur për numrat që kanë në Kuvend, Konjufca ka thënë se në një kohë Kuvendi kishte funksionuar me 58 deputetë.

Por, sipas Konjufcës, tash LDK-ja është rebeluar.

“Njëherë ka pas funksionu me 58 deputetë, 57”, tha Konjufca.

Aty ishte edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Efektiv kemi qenë. Jo si ju”, tha ai.

“Efektiv sepse atëherë ju ngojke LDK-ja, jau votojshin ligjet edhe pse nuk ishte mazhonracë hiç. LDK-ja o rebelu edhe tash kurrfarë kushti spo voton, kurrfarë ligji. Nuk e di qysh i keni bind Abelard. Nuk kemi mujt me bind LDK-në me qenë kaq konstruktive. 60-70 ligje i pati votuar opozita konstruktive, por rrethanat kanë ndryshuar”, ia ktheu Konjufca.

Lajme të ngjashme