LDK e para në votat e mërgatës në zgjedhjet lokale, thotë Abdixhiku - NACIONALE

LDK e para në votat e mërgatës në zgjedhjet lokale, thotë Abdixhiku

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në një reagim se kanë dalë më të votuarit si parti ndër votën e mërgatës shqiptare – 32% nga 30 mijë vota gjithsejt, përkatësisht 8 mijë e 900 vota.

“Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë”, tha Abdixhiku.

Postimi i plotë:

JU FALEMINDERIT MËRGATË!

Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!

LDK del e para me votat nga jashtë!

Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.

Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë.

Jemi krenar.

Jemi mirënjohës.

Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.

Le të vazhdojmë!

Lajme të ngjashme