Lavrov: ShBA ka shumë kohë që është pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë - NACIONALE

Lavrov: ShBA ka shumë kohë që është pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka insistuar që ShBA ka shumë kohë që është pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë.

Lavrov u shpreh duke thënë: Më duket mua se amerikanët de fakto kanë qenë pjesëmarrës në këtë luftë për një kohë të gjatë.

Kjo luftë është duke u kontrolluar nga Anglo-Saksonët”.

Lavrov po ashtu foli në lidhje me komentet se ShBA ishte e hapur për diskutime me Rusinë, por se ishte Moska ajo që kishte refuzuar.

“Kjo është një gënjeshtër,” tha ai, duke shtuar se nuk kanë marrë asnjë ofertë serioze për bisedime.

Lavrov po ashtu tha se Rusia nuk do ta refuzojë një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Joe Biden në samitin e ardhshëm të G20.

Lajme të ngjashme