Lavrov pas takimit me Gjuriqin: Rusia mbron të drejtat e Serbisë në lidhje me Kosovën
Gjatë një konference për media në Moskë, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, pasi kreu takimin me homologun serb, Marko Gjuriq, tha se Rusia mbetet “në mbrojtje të interesave të Serbisë” në lidhje me Kosovën dhe se i qëndron “Rezolutës 12/44...si plotësisht relevante”.
“I konfirmova gatishmërinë e Rusisë për të dhënë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave legjitime të Serbisë në lidhje me Kosovën. Do të avokojmë për këtë çështje që të marrë vëmendje primare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne pajtohemi me miqtë tanë serbë që Rezoluta 12/44, e cila është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, mbetet plotësisht relevante”, tha Lavrov.
Sergey Lavrov: I confirmed Russia's readiness to provide assistance in protecting Serbia's legitimate rights regarding #Kosovo. We support the efforts of the Serbian leadership, personally President Vucic, to prevent the destabilization of the situation in the country. 🇷🇸🇷🇺 pic.twitter.com/JedVI5QsDv
— Zvezda je život (@FkczBelgrade) February 17, 2025