Lavrov: Nuk ka kuptim që Rusia të mbajë praninë diplomatike në Perëndim - NACIONALE

Lavrov: Nuk ka kuptim që Rusia të mbajë praninë diplomatike në Perëndim

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka thënë të martën se “nuk ka kuptim që vendi të mbajë praninë diplomatike në vendet perëndimore."

“Nuk ka kuptim dhe ne nuk kemi dëshirë të mbajmë të njëjtën prani në vendet perëndimore. Njerëzit tanë punojnë në kushte që vështirë se mund të quhen njerëzore. Ata përballen me probleme të vazhdueshme, kërcënime për sulme fizike,” citohet të ketë thënë Lavrov nga media shtetërore gjatë një takimi me të diplomuarit e pranuar në shërbimin diplomatik.

Sipas medias, Lavrov më tej ka shtuar se, “arsyeja kryesore është se aty nuk ka punë pasi Evropa vendosi të mbyllet nga ne dhe të ndalojë çdo bashkëpunim ekonomik”.

Lavrov, po ashtu ka thënë se ministria e Jashtme ruse aktualisht është duke kryer një "riorientim gjeografik" të aktiviteteve të saj si jashtë vendit ashtu edhe në zyrën qendrore, duke sugjeruar një ulje të mundshme të pranisë diplomatike të Rusisë në Perëndim.

Lajme të ngjashme