Lavdohet KEK-u, thotë se performancën e vitit 2024 e pati "dukshëm më të mirë" se te vitin paraprak
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është mburrur me rezultatet e saj për vitin 2024, duke pretenduar se pati një performancë më të mirë se në vitin 2023, dukek "përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër."
Në një njoftim të lëshuar nga KEK-u, thuhet se gjatë vitit 2024 "ritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar."