Latifi: Një tërmet si në Japoni ose Turqi, do ta kthente Prishtinën në një gërmadhë masive - NACIONALE

Latifi: Një tërmet si në Japoni ose Turqi, do ta kthente Prishtinën në një gërmadhë masive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës u njoftua për një ngjarje tragjike, ku si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, mbeti e lënduar një grua, e cila po trajtohet në QKUK

Lidhur me këtë ka reaguar, analisti Blerim Latifi.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka shkruar se rënia e çatisë së objektit të Komunës është dëshmi se ndërtesat publike dhe ato të banimit në Prishtinë janë ndërtuar shkel e shko.

Tutje, ai tha se fati i prishtinasëve është se Prishtina nuk është zonë me shkallë të lartë sizmike, duke rikujtuar se kjo rastësi gjeologjike nuk do të thotë se është e garantuar edhe në të ardhmen.

Bie çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria. Fakti se kjo nuk ndodhi për shkak të ndonjë ere të fuqishme, tregon se ky objekt i ndërtuar tash vonë, është ndërtuar shkel e shko. Si shumica e ndërtesave të tjera publike dhe pallateve të banimit. Njerëzit që marrin vesh nga kjo punë thonë se shumica e ndërtimeve të larta të pasluftës janë bërë pa marrë parasysh llogaritjet sizmike, pra llogaritjet e qëndrueshmërisë në rastet e tërmeteve. Fatmirësisht zona e Prishtinës nuk është zonë me shkallë të lartë sizmike, se përndryshe një tërmet si ata që ndodhin në Japoni ose Turqi, do ta kthente gjithë qytetin në një gërmadhë masive. Por fati i mirë i ardhur nga kjo rastësi gjeologjike nuk do të thotë se është i garantuar edhe në të ardhmen. Vetëm pak kilometra në jug të Prishtinës ndodhen rrënojat e Ulpianës, qytetit madhështor të Dardanisë, për të cilin interesohej edhe Roma e perandorit Trajan dhe Konstandinopoja e Justinianit. Të dhënat historike thonë se fati i këtij qyteti u vulos nga disa tërmete fatale dhe njerëzit që e braktisën, u zhvendosën aty ku sot ndodhet Prishtina. Prishtina e 1001 ndërtesave që qëndrojnë në këmbë vetëm falë "mëshirës së natyrës", ka shkruar Latifi.

Lajme të ngjashme