Latifi: Krijimi i Komisionit për Shëndetësi është fuqizim i funksionit tim - NACIONALE

Latifi: Krijimi i Komisionit për Shëndetësi është fuqizim i funksionit tim

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është deklaruar pas formimit të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi të kryesuar nga kryeministri Kurti.

Latifi ka thënë se ky komision nuk do të zbeh askap funksionin e ti si ministër, pasi që këto komisione formohën në tër botën në kohë krize, e shendetësia në Kosovë sipas tij është në krize të madhe.

“Absolutisht jo. Shumë shtete nëpër botë kanë Health Commission, komision të shëndetësisë. Në realitet kur ka kriza të ndryshme krijon komisione e tilla, ne jemi në krizë … shëndetësia nuk i takon vetëm ministrit të shëndetësisë, as ministrit të financave, asnjë ministrit, i takon gjithë aparatit qeveritarë. Vetëm nëse të gjithë ne jemi në një dhomë, bisedojmë për të njëjtat gjëra, pajtohemi për të njëjtin strategji, ne mund ta zhvillojmë shëndetësinë e Kosovës’’, ka thënë Latifi në një intervistë për kosovapress.

Latifi po ashtu ka deklaruar ky komision duhët të vazhdoje të ekzistojë edhe kur ai të mos jetë ministër.

‘’Unë sot jam ministër, nesër mund të mos jem, po ky komision i cilit do ministri, i cilit do kryeministri, duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak se e ndihmon shëndetësinë, sikurse kryeministri, Albin Kurti është udhëheqës i disa komisioneve tjera, kështu që absolutisht nuk është zbehje e funksionit tim, mendoj që është fuqizim i funksionit im”, tha ai.

Me qëllim të ndaljes së gjakderdhjes financiar të pacientëve, ministri Latifi tha se po ndërtojnë infrastrukturën e re spitalore por edhe po bëjnë reforma shëndetësore.

“…Ne po ndërtojmë infrastrukturën e re spitalore, po i blejmë pajisjet më moderne që duhet t’i kenë mjekët tanë, të njëjtën kohë po reformojmë specializimet që në krizë të jashtëzakonshme dhe kemi filluar me subspecializimet me 22 subspecializimet të mjekëve dhe kirurgëve tanë, që ta ndërtojnë shëndetësinë në mënyrë që ta ndalim gjakderdhjen e pacientëve jashtë vendit” u shpreh ministri Latifi.

Ministri Latifi ka paralajmëruar se brenda dy javës do të hapin konkursin për 30 specializantë.

“Ne diçka të keqe që kemi bërë shumë vite nuk kemi hapur specializime të reja për askënd, deri para dy vite që kemi hapur 1500 vetë për një kohë. Brenda dy jave do ta hapim konkursin për 30 specializant e pastaj për çdo muaj kemi për të vazhduar të hapin konkurs për specializime të ndryshme” u shpreh kreu i shëndetësisë.

Lajme të ngjashme