Latifi gjen një gabim në emrin e institucionit: Paskemi falimentuar si Kosovë
Analisti i politikës, Blerim Latifi, ka treguar një gabim në emrin e një institucioni në Kosovë.
Latifi ka treguar për emrin e “Odës së Administratorëve të Falimentimit të Kosovës” e cila është e shkruar gabimisht pasi nënkupton që Kosova ka falimentuar.
Më tej, në këtë shkrim, Latifi ka thënë se emri i këtij institucione do të duhej të ishte “Oda e Administratorëve të Falimentimit të Kosovës.”
“Paska në Kosovë edhe një institucion të tillë: Oda e Administratorëve të Falimentimit të Kosovës. Nga emri del se puna e kësaj ode është administrimi i falimentimit të Kosovës. Pra del se ne qenkemi të marrë fund. Paskemi falimentuar si Kosovë. Fatmirësisht kjo nuk është e vërtetë. E vërtetë është të shkruarit gabim të emrit të institucionit, i cili do duhej të shkruhej "Oda Kosovare e Administratorëve të Falimentimit".” – ka shkruar Latifi në profilin e tij në Facebook.
