Latifi flet për “zuzarët" që e përdhosin figurën e Nënë Terezës: Shqiptarët do ta fitonin garën për hipokrizi
Blerim Latifi, profesor i filozofisë dhe analist i përhershëm në T7, ka publikuar një fotografi të një protesteje në Prishtinë në mars të vitit 1998, që ishte protestë pas masakrave dhe vrasjes së Familjes Jashari në Drenicë.
Latifi ka shkruar se sa herë që janë “ngusht, shqipet vrapojnë të thonë se janë populli i Nënë Terezës, pastaj kur të shlirohen shfaqen zuzarët që e mohojnë këtë dhe e përdhosin figurën e saj”.
Madje, kjo logjikë, sipas Latifit, do t’i bënte fitues të sigurt shqiptarët nëse do të kishte garë për hipokrizi.
“Sa herë janë ngusht, shqipet vrapojnë të thonë se janë populli i Nënë Terezës, pastaj kur shlirohen, mes tyre shfaqen zuzarët që e mohojnë këtë dhe e përdhosin figurën e saj. Dhe të tillët edhe i duartrokasin. Nëse do të kishte ndonjë garë për hipokrizi dhe kulturë mosmirënjohje, sigurtë shqiptarët do ta fitonin.” – shkroi ai.