Latifi analizon ‘thelbin’ e vizitës së Spiropalit si “përpjekje për konsensus ndërpartiak” - NACIONALE

Latifi analizon ‘thelbin’ e vizitës së Spiropalit si “përpjekje për konsensus ndërpartiak”

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Përpjekje për arritje të konsensusit ndërpartiak.

Kështu e sheh filozofi Blerim Latifi vititën e kryediplomates shqiptare, Elisa Spiropalit, e cila takoi mbarë spektrin politik në vend.

Sipas Latifit, çështja shkon deri te obligimet ndërkombëtare që ka marrë vendi dhe se rrëshqitja në një krizë të re politike “do ta dëmonte seriozisht reputacionin” e shtetit kosovar në aleancat e veta.

Postimi i Latifit:

Vizita e ministres për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Kosovë, si dhe takimet e saj me drejtuesit kryesorë të institucioneve, liderët e opozitës dhe vizita në Prekaz, përbëjnë një përpjekje të shtetit shqiptar për të lehtësuar arritjen e një konsensusi ndërpartiak për Presidentin.

Dikur këtë rol e ushtronin ambasadat perëndimore, por sot ato duken se nuk kanë më të njëjtin autorizim apo vullnet për ta ndërmarrë një mision të tillë.

Atëherë, pse Shqipëria ka vendosur ta marrë përsipër pikërisht tani këtë rol?

Nuk besoj se në thelb qëndrojnë interesat partiake të këtij apo atij lideri në Tiranë apo Prishtinë. Në lojë është diçka më e madhe: Kosova ka marrë përsipër obligime të rëndësishme ndërkombëtare, situata në Europë dhe ajo globale mbetet e trazuar, dhe një krizë e re politike në Kosovë do të mund ta dëmtonte seriozisht reputacionin e saj si partner i besueshëm në aleancat ku është e përfshirë.

A do të ketë sukses misioni i Spiropalit?

Kjo mbetet të shihet shumë shpejt.

Lajme të ngjashme