Largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë i dënuari me tri vite burg
A.H., është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, i cili ishte i dënuar me tri vite burg.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës. Mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve. Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje”, thuhet në njoftim.
Tutje ShKK-ja ka njoftuar se Qendra në Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.