Largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë i dënuari për vjedhje - NACIONALE

Largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë i dënuari për vjedhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person me inicialet B.R. është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimit, ku kanë bërë të ditur se i burgosuri ishte larguar në orën 19:00 të ditës së enjte.

B.R. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale, vjedhje. Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.

Lajme të ngjashme