Largohen rrethojat e vendosura në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Largohen rrethojat e vendosura në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se rrethojat e objektit të Komunës janë larguar. Jjo sipas tij vjen pas përmirësimit të dukshëm të situatës në Mitrovicën e Veriut.

Ai me një shkrim ne llogarinë e tij në “Facebook” tha se nuk duhet te këtë barriera mes qytetarëve dhe atyre qe ju shërbejnë, ai u zotua se do të sherbejë qytetarëve me përkushtim e pa dallim.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim.”, shkruan Atiq.

Lajme të ngjashme