Largimi i avokatit të Veselit, Krasniqi: Neglizhenca e Qeverisë ndaj Speciales mund ta dështojë shtetin e Kosovës - NACIONALE

Largimi i avokatit të Veselit, Krasniqi: Neglizhenca e Qeverisë ndaj Speciales mund ta dështojë shtetin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar largimin e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Ai ka kritikuar neglizhencën e institucioneve të Kosovës ndaj procesit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo neglizhencë mund ta shndërrojë Kosovën në shtet të dështuar.

“Indiferenca e kesaj shoqerie dhe neglizhenca e kesaj qeverie ndaj ketij procesi, mund ta shnderroje kete shtet ne shtet te deshtuar, me te gjitha kobsekuencat tragjike qe barte deshtimi i nje shteti”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme