Lajçak e Bildt me fjalë të mira për njëri-tjetrin: “Mik i dashur”, “ka bërë përpjekje herkuliane” - NACIONALE

Lajçak e Bildt me fjalë të mira për njëri-tjetrin: “Mik i dashur”, “ka bërë përpjekje herkuliane”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar me Carl Bildtin, ish-kryeministër i Suedisë dhe një nga njohësit e mirë të Ballkanit Perëndimor.

Dy diplomatët e BE-së u takuan në Davos të Zvicrës, ku po mbahet konferenca e përvitshme ekonomike.

Por ajo çfarë bie në sy janë lajkat e fjalët e mira që Lajçak e Bildt kanë pasur për njëri-tjetrin.

“E mrekullueshme të takohem me mikun e dashur Karl Bildt. Ne përdorim çdo mundësi - si në Davos për të diskutuar sfidat gjeopolitike dhe zhvillimet më të fundit, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Unë i vlerësoj shumë njohuritë dhe pikëpamjet e tij.” – deklaroi Lajçak.

Ndërsa Bildt ia shpërndau shkrimin Lajçakut, duke ia njohur “përpjekjen herkuliane” për të çuar përpara rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme