Lajm i mirë për Shqipërinë: Kompania ajrore iralndeze, që njihet për çmime të lira, i hy tregut shqiptar
Përderisa Qeveria Kurti po përballet me sanksione nga ShBA-ja, Shqipëria e Edi Ramës po vazhdon të ndërtojë imazhin pozitiv në botë.
Dje "The Economis" shkroi pozitivisht për Shqipërinë, ndërsa sot është dhënë një lajm i mirë për shqiptarët andej kufirit.
Kompania ajrore irlandeze, Ryanair, i hyri edhe tregut shqiptar, kompani e cila njihet për çmime të lira.
Bëhet e ditur se kjo kompani do të sjellë 200 fluturime javore për dhe nga aeroporti i Tiranës, duke përfshirë vende të ndryshme si: Parisi, Londra, Brukseli, etj.
‘’Duke filluar nga tetori 2023, Ryanair do të sjellë 200 fluturime javore dhe 17 linja të reja për/nga Tirana, të përfshira janë Parisi, Londra, Brukseli, Edinburgu, dhe të tjera’’- thuhet në njoftim nga TeamAlbanians në rrjetin social ‘’Twitter’’.
Welcome to Albania, @Ryanair! 🇦🇱
— Team Albanians (@TeamAlbanians) June 9, 2023
✈️ Starting in October 2023, Ryanair will bring 200 weekly flights and 17 new routes to/from Tirana, including Paris, London, Brussels, Edinburgh, and more. pic.twitter.com/TAM4Nlq4o5